Afër 400 mijë persona të prekur nga shpërthimi i vullkanit në Filipine

Afër 400 mijë persona të prekur nga shpërthimi i vullkanit në Filipine

28 January 2020 10:52

Që nga shpërthimi i tij i fundit më i madh në fillim të këtij muaji, vullkani Taal ka prekur afër 400.000 persona në Filipine.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Filipine (PNA), gjithsej 104.645 familje, ose 396.731 persona, në mbarë katër provincat janë prekur deri më tani nga shpërthimi i vullkanit Taal, një nga më aktivët, transmeton AA.

Banorët e provincave Batangas, Cavite, Laguna dhe Quezon u prekën nga shpërthimi më 12 janar, bëri të ditur agjencia e lajmeve.

Duke cituar Këshillin Kombëtar të Reduktimit të Rrezikut të Fatkeqësive dhe Këshillin Drejtues në Filipine, thuhet se 39.076 familje ende janë strehuar në 535 qendra evakuimi.

Ka rreth 150 vullkane në Azinë Juglindore, 23 të vendosura në Filipine.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme