Botë

DW: Brexiti ndryshon statikën e BE-së, Berlini me rol të ri

 

Pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE do të ndryshojnë shumë gjëra. Ministri gjerman për Evropën Michael Roth thotë se shumë gjëra duhet të rregullohen ndryshe. Po cila është perspektiva e BP?

“Pas Brexitit do të ndryshojë edhe statika e Bashkimit Evropian – gjë që deri tani nuk ka ndodhur”, pohon ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters. Për Gjermaninë do të thotë kjo një ngritje e përgjegjësisë për zhvillimet në Bashkimin Evropian – sepse disa vende të vogla e shohin tani Berlinin si një nga përfaqësuesit kryesor të interesave të tyre. “Britania e madhe ka qenë për Danimarkën, Suedinë apo Holandën një partner shumë i rëndësishëm. Këto vende kanë tani interes për një partneritet më të ngushtë me Gjermaninë”, thotë Roth duke shtuar se Gjermania duhet t’u përgjigjet këtyre kërkesave.