Botë

Pentagoni konfirmon se 50 ushtarë amerikanë pësuan dëmtime në tru nga sulmet e Iranit

 

Ushtria amerikane ka njoftuar se është rritur numri i ushtarëve amerikanë që kanë pësuar dëmtime traumatike në tru, për shkak të sulmeve të Iranit, në një bazë ushtarake në Irak, në fillim të këtij muaji, raporton AP.

Nënkoloneli, Thomas Campbell, tha se 16 anëtarë të tjerë të shërbimit u diagnostikuan tani me dëmtime në tru, duke e çuar numrin në 50-të, raporton Rel.