Botë

Kryeqyteti i Australisë, në rrezik nga zjarret

Kryeqyteti i Australisë, në rrezik nga zjarret

Në kryeqytetin e Australisë, Kanberra, të dielën është dhënë alarmi për gjendje të lartë gatishmërie pasi që zjarret u afruan shumë, ndërsa tymi dhe pluhuri mbuluan pjesë të mëdha të lindjes së vendit, duke nxitur paralajmërime nga autoritetet shëndetësore.

Zjarri në Territorin e Kryeqytetit Australian (ACT), ku përfshihet edhe kryeqyteti, është përhapur në më shumë se 55 mijë hektarë, afërsisht një e katërta e territorit të tërë tokësor, raporton Reuters.