Botë

Lirohen 3,600 udhëtarë të anijes së ngujuar që dyshoheshin me koronavirus në Hong Kong

Lirohen 3,600 udhëtarë të anijes së ngujuar që dyshoheshin me koronavirus në Hong Kong

Mijëra udhëtarë të ngujuar në një anije në Hong Kong, kanë arritur të dalin pasi testet për koronavirus rezultuan negative.

3 mijë e 600 udhëtarë të anijes “World Dream” ishin të bllokuar pasi dyshohej se janë infektuar me virus nga një udhëtim i mëparshëm, transmeton KTV. Disa anëtarë tjerë të ekuipazhit dhe udhëtarë, janë konfirmuar si të infektuar me koronavirus.