Botë

Autoritetet kineze shkarkojnë nga puna shumë zyrtarë të cilët konsiderohen përgjegjës për koronavirusin

Autoritetet kineze shkarkojnë nga puna shumë zyrtarë të cilët konsiderohen përgjegjës për koronavirusin

Autoritetet kineze kanë larguar nga puna shumë zyrtarë të cilët konsiderohen përgjegjës për shpërthimin e koronavirusit, derisa numri i të vdekurve e ka tejkaluar shifrën prej 1 mijë personash.

Sekretari në Komisionin e Shëndetësisë në provincën Hubei, nga ku koronavirusi filloi të përhapej dhe kreu i komisionit janë në mesin e të shkarkuarve. Megjithatë, mbesin zyrtarët më të lartë të shkarkuar deri më tash. Zëvendës-drejtori i Kryqit të Kuq lokal po ashtu, është në mesin e të larguarve, derisa akuzohet për keqmenaxhim të shpërndarjes së donacioneve, transmeton KTV.