Tribunali i Hagës thotë se i dënuari për krime lufte Ratko Mlladiq është gjallë

Tribunali i Hagës thotë se i dënuari për krime lufte Ratko Mlladiq është gjallë

11 February 2020 14:54

Tribunali i Hagës ka përgënjeshtruar lajmin për vdekjen e Ratko Mlladiqit. Në një deklarim për mediumin N1, nga Tribunali është bërë e ditur se i akuzuari për krime lufte është gjallë.

"Informatat për vdekjen e Ratko Mlladiqit nuk janë të sakta dhe i demantojmë”, ka thënë për N1, zëdhënësja e Helena Eglston, transmeton Koha.net.

Ajo ka refuzuar të flasë për gjendjen shëndetësore të Mlladiqit.

"Gjendjen shëndetësore të të burgosurve nuk e komentojmë”, ka thënë Eglston.

Lajmi për vdekjen e Mladiqit u dha në rrjete sociale nga ministrja e punëve të jashtme e Bosnje e Hercegovinës, Bisera Turkoviq.

Mlladiq është duke pritur fillimin e procesit ankimues, i cili pritet të mbahet më 17-18 mars.

Mlladiq është dënuar nga shkalla e parë e Tribunalit me dënim të përjetshëm për 10 nga 11 pika të aktakuzës.

Megjithatë, ai është liruar nga akuza për gjenocid në Srebrenicë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme