Botë

Në 24 orët e fundit 242 të vdekur nga koronavirusi në Kinë

Në 24 orët e fundit 242 të vdekur nga koronavirusi në Kinë

Koronavirusi regjistroi një rekord ditën e fundit duke iu marrë jetën 242 personave në 24 orë që e çojnë numrin total të viktimave në 1310. Ky është një lajm i keq për Pekinin zyrtar, i cili shkarkoi nga puna dy komisionerët e lartë të rajonit të Hubei për keqmenaxhim të situatës.

Nuk ka lajme të mira as për të infektuarit, mbi 14 mijë raste janë regjistruar të mërkurën vetëm në Kinë dhe rreth 200 të tjerë anembanë globit.