Botë

Raportohet rasti i parë i vdekjes nga koronavirusi në Japoni

Raportohet rasti i parë i vdekjes nga koronavirusi në Japoni

Ministria e Shëndetësisë së Japonisë ka bërë të ditur se një grua e infektuar me koranavirusin e ri ka vdekur, rasti i parë i vdekjes së konfirmuar në këtë vend.

Ministri i Shëndetësisë, Katsunobu Kato, njoftoi të enjten se viktima është një grua e moshës 80-vjeçare, e cila ishte trajtuar në një spital afër Tokios që nga fillimi i shkurtit, pasi shfaqi simptoma. Infeksioni i saj u konfirmua pas vdekjes së saj.