Botë

Në Australi vihen nën kontroll të gjitha zjarret

Në Australi vihen nën kontroll të gjitha zjarret

Zjarret më të mëdha në historinë e Australisë, të cilat filluan gjashtë muaj më parë në shtetin New South Wales (NSW) dhe më pas përfshinë shtetet Queensland, Victoria dhe South Australia, janë vënë nën kontroll pas reshjeve të fuqishme në vend.

Shërbimi i Zjarrfikësit Rurla në NSW (NSWRFS) tha në një deklaratë se zjarret janë vënë nën kontroll për herë të parë pas gjashtë muajve në saje të reshjeve intensive në këtë shtet gjatë dhjetë ditëve të fundit.