Trumpi vazhdon debatin në Twitter me kryeprokurorin Foto: Reuters

Trumpi vazhdon debatin në Twitter me kryeprokurorin

15 February 2020 09:51

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se e ka të drejtën ligjore që të ndërhyjë në çështjet penale, derisa prokurori i përgjithshëm u ankua se komentet e kreut të Shtëpisë së Bardhë po ia bënin punën e tij të vështirë.

Në postimin e tij në Twitter, Trumpi gjithashtu mohoi që ai ndonjëherë ka ndërhyrë në ndonjë rast. William Barr, të enjten i kërkoi Trumpit që të ndalte postimet në Twitter, duke thënë se ndihet i nënçmuar, transmeton KTV.

Barr foli pasi Trump përsëri kritikoi gjykimin që po i bëhet ish-këshilltarit të tij, Roger Stone. Prokurorët kishin rekomanduar që Stone të vuante një dënim të ashpër, por Trumpi tha se kjo ishte e padrejtë.

© KOHA.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme