Kostarika kap 5 tonë kokainë, më e madhja në histori të shtetit Foto: Reuters

Kostarika kap 5 tonë kokainë, më e madhja në histori të shtetit

16 February 2020 10:44

Policia në Kostarika ka kapur sasinë më të madhe të drogës në historinë e këtij shteti. Njësitet speciale kanë gjetur më shumë se pesë tonë kokainë në një kontejner anijesh.

Droga ishte gjetur në pako lulesh që po transportoheshin drejt Holandës. Në lidhje me këtë rast është arrestuar një person, transmeton KTV.

Amerika Qendrore është një prej rrugëve kryesore të karteleve në transportimin e drogës nga Amerika Jugore drejt Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.

Gjatë kontrollimit të kontejnerit, policia ka zbuluar 202 valixhe me 5 mijë pako kokainë që secila peshonte nga 1 kilogram.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme