Qytetet britanike përmbyten nga stuhia “Dennis” Foto: PA

Qytetet britanike përmbyten nga stuhia “Dennis”

16 February 2020 10:49

Fluturimet janë anuluar në disa qytete britanike shkaku i stuhisë “Dennis” që ka përfshirë ishullin.

Autoritetet britanike kanë paralajmëruar për shira të rrëmbyeshëm dhe vërshime në disa pjesë të Anglisë, transmeton KTV.

Rreth 15 paralajmërime janë publikuar nëpër Anglinë e përfshirë nga stuhia e dytë pas asaj “Ciara”.

Stuhia “Dennis” ka shkuar drejt Anglisë me shira e erëra të fuqishme dhe sipas autoriteteve, do të ketë ndërprerje të madhe të energjisë elektrike.

Qyteti më i rrezikuar nga stuhia e fuqishme është Yorkshire. Në këtë qytet janë angazhuar edhe ushtria britanike derisa banorët kanë filluar me përgatitjen ndaj stuhisë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme