Shpyllëzimi i Amazonës, “fillim i ndryshimeve të mëdha”

Shpyllëzimi i Amazonës, “fillim i ndryshimeve të mëdha”

16 February 2020 15:24

Deri në një e pesta e xhunglës së Amazonës liron më shumë dyoksid karboni sesa që përthith, është bërë e ditur nga hulumtimet më të reja. Rezultatet nga një studim, që zgjati një dekadë sa u përket gazeve serë mbi pellgun e Amazonës, tregojnë se rreth njëzet për qind e sipërfaqes totale është bërë burim i dyoksidit të karbonit në atmosferë.

Një nga shkaqet kryesore është shpyllëzimi. Ndërsa pemët po rriten, ato po përthithin dyoksid karboni nga atmosfera; pemët e kalbura ndërkaq po e lirojnë sërish. Miliona pemë janë zhdukur si rezultat i prerjeve dhe zjarreve gjatë viteve të kaluara. Rezultatet e studimit, të cilat ende nuk janë publikuar, janë ndërmarrë në kuadër të përpjekjes për luftimin e ndryshimeve klimatike, shkruan Koha Ditore.

Sipas tyre, pyjet në Amazonë - një depo jetike e karbonit, ose “gropë“, që ngadalëson ritmin e ngrohjes globale mund të kthehen në një burim të dyoksidit të karbonit më shpejt nga sa mendohej. Çdo dy javë për dhjetë vjetët e fundit, një ekip shkencëtarësh i udhëhequr nga profesoresha Luciana Gatti, studiuese në Institutin Kombëtar të Brazilit për Kërkime në Hapësirë (INPE), ka matur gazet serë nga aeroplanët fluturues të pajisur me senzorë, mbi pjesë të ndryshme të pellgut të Amazonës.

Ajo që grupi ka gjetur ishte befasuese: ndërsa shumica e xhunglave ruajnë ende aftësinë e tyre për të thithur sasi të mëdha të dyoksidit të karbonit - veçanërisht në vitet më të lagështa - një pjesë e pyllit, e cila është posaçërisht e shpyllëzuar, duket se e ka humbur atë kapacitet. Hulumtimi i Gattit sugjeron që kjo pjesë juglindore e pyllit, rreth njëzet për qind e sipërfaqes totale, është bërë një burim karboni. Një pyll mund të bëhet burim i karbonit në vend të një depoje, ose grope, kur pemët vdesin dhe lëshojnë karbon në atmosferë. Zonat e shpyllëzimit gjithashtu kontribuojnë në pamundësinë e Amazonës për të përthithur dyoksidin e karbonit.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme