01:21

Arrestohet një i dyshuar që la tetë të vdekur në Gjermani

Bild raporton se Policia ka arritur të arrestojë një person të dyshuar për vrasjen e të paktën tetë personave dhe plagosjen e pesë të tjerëve në Hanau të Gjermanisë, transmeton Koha.net.

Sulmi ndodhi në dy shisha bare në Hanau.

Raportohet se të dyshuarit së pasi hapën zjarrë në një shisha bar në qendër të qytetit, dukë lënë të vdekur tre persona. Më pas shkuan në lagjen Kesselstadt, duke i lënë të vdekur edhe pesë të tjerë në një shisha bar.

Image

 

00:43

Tetë të vrarë nga të shtënat në dy shisha-bare në Gjermani

Tetë persona kanë mbetur të vrarë dhe pesë tjerë janë plagosur, pasi që një sulmues ka hapur zjarr mbi një shisha-bar në qendër të qytetit gjerman, Hanau, në afërsi të Frankfurtit, mesnatën e së mërkurës.

Mediet lokale gjermane kanë raportuar njëkohësisht për të shtëna tjera, në një pjesë tjetër të këtij qyteti.

Sipas zyrtarëve, të dyshimtit janë në arrati, raporton gazeta gjermane “Bild”.

Hanau, në landin gjerman të Hessenit, ndodhet rreth 25 kilometra në lindje të Frankfurtit.

Sipas policisë, motivi për të shtënat mbetet i paqartë.