Botë

Shtrirja e koronavirusit nga Kina në Evropë: një listë me lajmet më të rëndësishme

Shtrirja e koronavirusit nga Kina në Evropë: një listë me lajmet më të rëndësishme

Italia është shndërruar në vatër të koronavirusit në Evropë, në Korenë e Jugut është shpallur gjendje e jashtëzakonshme shëndetësore, në Kinë autoritetet konfirmojnë 77 mijë të infektuar, në Ukrainë të kthyerit nga Kina janë gjuajtur me gurë. Më të rrezikuarit janë personat mbi moshën 50-vjeçare.

1.
"Zona Rossa", zona e kuqe, kështu quhet pjesa veriore e Italisë e prekur nga koronavirusi. Deri të dielën pasdite në Italinë veriore, e sidomos në krahinat e Lombardisë dhe Venetos, janë regjistruar rreth 130 të infektuar. 50 mijë njerëz janë izoluar - si në Kinë, prej nga buron virusi. Dy persona kanë vdekur në Itali. Ky vend është shndërruar befas në vatër të infektimeve me koronavirusin në Evropë. Për të arritur në zonat e prekura nga virusi, autoritetet kanë hapur "korridore sterile", përmes të cilave pritet të sillen ilaçe dhe artikuj ushqimorë.