Zv/ministri i shëndetësisë në Iran rezulton pozitiv me koronavirus

Zv/ministri i shëndetësisë në Iran rezulton pozitiv me koronavirus

25 February 2020 14:08

Kryetari i task-forcës kundër koronavirusit në Iran, njëherësh zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë, ka rezultuar pozitiv në këtë virus.

Iraj Harichi, siç raporton TheIndependent, është shtruar në karantinë derisa rastin e ka konfirmuar edhe Ministria e Shëndetësisë në Iran.

Harichi, fillimisht vërejti simptomat kur gjatë një konference shtypi kishte djersitur shumë, dhe pas rezultateve, ai doli pozitiv, transmeton Koha.net.

Në një video që e ka publikuar vet zv/ministri, zotohet se ai do ta mund virusin dhe se shteti, po punon pa ndërprerë për t’ju ndihmuar të prekurve.

Në Iran raportohen 15 persona të vdekur si pasojë e koronavirusit të ri, ndërsa raportohen edhe 95 raste tjera të konfirmuara.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme