NATO-ja i vihet në krah Turqisë, thërret Rusinë ta ndalë ofensivën në Idlib Foto: Reuters

NATO-ja i vihet në krah Turqisë, thërret Rusinë ta ndalë ofensivën në Idlib

28 February 2020 14:33

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka nxitur të premten Rusinë dhe Sirinë që ta ndalin ofensivën e tyre në Idlib, duke thënë se aleanca ushtarake është në solidaritet të plotë me Turqinë, anëtare e saja, e cila ka humbur 33 ushtarë gjatë një sulmi ajror të forcave qeveritare siriane.

Forcat qeveritare siriane, të mbështetura nga bombardimet ajrore ruse, e kanë nisur një ofensivë për ta marrë kontrollin mbi rajonin veriperëndimor të Idlibit, territorin e fundit të mbetur nën kontrollin e rebelëve, të mbështetur prej Turqisë.

“Aleatët dënojnë sulmet e vazhdueshme nga regjimi sirian dhe Rusia në Idlib”, iu ka thënë Stoltenbergu gazetarëve, pas një takimi emergjent të ambasadorëve të NATO-s në Bruksel, e thirrur me kërkesë të Turqisë.

“Iu bëj thirrje atyre që ta ndalin këtë ofensivë, ta respektojnë të drejtën ndërkombëtare dhe t’i mbështesin përpjekjet e OKB-së për një zgjidhje paqësore”, ka thënë Stoltenberg.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme