Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë: Mediat po merren me koronavirusin për ta dëmtuar Trumpin Foto: Reuters

Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë: Mediat po merren me koronavirusin për ta dëmtuar Trumpin

28 February 2020 21:13

Shefi i stafit i Shtëpisë së Bardhë, Mick Mulvaney, ka kërkuar të premten nga amerikanët që t’i injorojnë mbulimet e mediave për koronavirusin, duke thënë se gazetarët po ngjallin frikë në tentim për të dëmtuar politikisht presidentin amerikan, Donald Trump.

Mulvaney, i cili drejton edhe Zyrën për Menaxhim dhe Buxhet, tha po ashtu se “me gjasë” do të ketë mbyllje të shkollave dhe probleme me transportin si pasojë e virusit, raporton CNBC.

“A do të kemi mbyllje të disa shkollave? Me gjasë, po. A do të shihni ndikime në transportin publik? Patjetër”, tha Mulvaney teksa tentoi të siguronte audiencën e tij se administrata e Trumpit ka virusin nën kontroll, transmeton Koha.net.

Mulvaney tha se mediat kanë nisur të merren me koronavirusin vetëm pse “mendojnë se kjo do të jetë ajo që do ta rrëzojë presidentin”.

Administrata e Trumpit ka ndërmarrë masa për kufizime në udhëtime dhe për karantinë në fund të janarit si reagim ndaj përhapjes së virusit, i cili është përhapur në dhjetëra vende nëpër botë dhe ka lënë të vdekur mbi 2,7000 njerëz.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme