Ministri refuzon t’ia shtrëngojë dorën Merkelit Foto: Reuters

Ministri refuzon t’ia shtrëngojë dorën Merkelit

02 March 2020 15:51

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ia ka zgjatur dorën ministrit të Brendshëm, Horst Seehofer, të hënën gjatë takimit të qeverisë, por ai ta refuzuar që t’ia shtrëngojë, shkaku i frikës nga koronavirusi.

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Gjermani ka arritur në 150 të hënën, nga 129 sa ishin të dielen, ka bërë të ditur instituti gjerman, “Robert Koch”, raporton Reuters, transmeton Koha.net.

Seehoferi iu kishte thënë më parë gazetarëve se nuk është duke u përshëndetur me shtrëngim duarsh, që kur nisi të përhapej koronavirusi.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme