Botë

Vajza 3 vjeçare që qeshte kur dëgjonte bombat në Siri, ka mbërritur në Turqi

 

Kjo vajzë trevjeçare që shihet në këtë video është Salwa nga Siria të cilën babai i saj e mësoi që të qeshte sa herë që dëgjoheshin krismat e bombardimeve në mënyrë që të mos frikësohej. Salwa dhe familja e saj, raportohet se ditë më parë ka mbërritur të sigurt në shtetin e Turqisë.

Babai i Salwas, Abdullah Mohammad, tha se është i lumtur që kanë arritur të largohen nga lufta dhe se video që kishte shpërndarë, ishte një mesazh për komunitetin ndërkombëtar.