00:54

Dalin rezultatet e Trumpit për koronavirus

Presidenti amerikan, Donald Trump, iu nënshtrua testit për koronavirus.

Sot pas mesnate, Shtëpia e Bardhë përmes një njoftimi bëri të ditur se rezultoi negativ, transmeton Koha.

Pavarësisht thirrjeve edhe në gjithë SHBA-në, Trumpi kishte vazhduar t'i përshëndes njerëzit me dorë, njofton NBC news.

Image

 

20:22

Trumpi thotë se i është nënshtruar testit për koronavirus

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar të shtunën se ai i është nënshtruar testit për koronavirus, por se temperatura e tij ishte “totalisht normale”, teksa e ka përfshirë edhe Britaninë dhe Irlandën në ndalesën e udhëtimit për në SHBA, në përpjekjen për ndalimin e pandemisë.

Pasi që zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë ndërmorën hapin e paprecedent të kontrollimit të temperaturës së gazetarëve që hynin në sallën për konferenca, Trumpi ka thënë se është testuar të premten mbrëma dhe se i pret rezultatet “në një apo dy ditë”, raporton Reuters, transmeton KOHA.

Ai e ka takuar një delegacion brazilian gjatë javës së kaluar dhe së paku një prej anëtarëve të këtij delegacioni është konfirmuar me koronavirus.