Botë

Beteja egoiste e Donald Trumpit për një firmë gjermane, që po hulumton për një vaksinë kundër koronavirusit

Beteja egoiste e Donald Trumpit për një firmë gjermane, që po hulumton për një vaksinë kundër koronavirusit

Mediat gjermane njoftojnë se Trump u ka ofruar para të majme shkencëtarëve të një firme në Tübingen për t’ia dhënë të drejtat ekskluzive të një vaksine të mundshme kundër koronavirusit. Kjo ka ngjallur protesta të ashpra të politikanëve gjermanë.

Firma gjermane “CureVac” me seli në Tübingen është duke punuar në një vaksinë kundër koronavisurit. Kjo ndërmarrje është duke hulumtuar bashkë me institutin Paul Ehrlich, i cili është pronë e shtetit gjerman. Ndërkohë, sipas gazetës “Welt am Sonntag”, është lajmëruar Donald Trumpi dhe shkencëtarëve gjermanë u ka ofruar para të majme që ata të shkojnë në SHBA ose që firma “CureVac” t’ia japë palës amerikane të drejtat ekskluzive të kësaj vaksine.