Botë

Vuçiqi shpall gjendje të jashtëzakonshme në Serbi shkaku i koronavirusit

Vuçiqi shpall gjendje të jashtëzakonshme në Serbi shkaku i koronavirusit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e ka shpallur të dielën gjendjen e jashtëzakonshme në tërë territorin e shtetit të tij, shkaku i koronavirusit.

Pas takimit me kabinetin qeveritar dhe shtabet e krizave, i pari i Serbisë iu është drejtuar qytetarëve të tij, duke bërë të ditur se vendimi për gjendjen e jashtëzakonshme hyn në fuqi në momentin e publikimit në Gazetën Zyrtare, gjë që, si ka shtuar, është menjëherë, raporton Fonet, transmeton Koha.net.