Në Kosovë në radhë për miell, në Holandë për marihuanë Foto: France24

Në Kosovë në radhë për miell, në Holandë për marihuanë

16 March 2020 14:51

Në Kosovë ka mungesë të miellit tash e sa ditë.

Para atyre pak marketeve që ofrojnë herë pas here, shihen radhë të gjata, ku qytetarët ngarkojnë thasët mbi supe.

E në Holandë, banorët, apo disa prej tyre, kanë një gajle tjetër.

Ata, sipas “France24”, janë parë në radhë para kafiterive në Amsterdam e Hagë, që ofrojnë edhe shitjen e marihuanës, meqë Qeveria e vendit ka njoftuar se do t’i mbyllë ato si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit.

Këto lloj kafiteri janë kthyer në imazh nacional të vendit.

“Ndoshta në dy muajt e ardhshëm nuk do të kemi ku të furnizohemi, kështu që do të ishte mirë ta kemi në shtëpi”, ka thënë një holandez.

Radhët u krijuan vetëm disa minuta pasi ministrat e Shëndetësisë dhe të Arsimit, njoftuan për masat që do të merren.

 

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme