Botë

Koronavirusi / në Britani, për 24 orë vdiqën 32 persona – në total 104 viktima

Foto: Reuters
 

Numri total i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi në Britani të Madhe ka shkuar në 104 pasi Shërbimi i Shëndetit Nacional të Anglisë tha se 32 persona vdiqën në Angli pasi u testuan pozitivë.

Po ashtu, në këto 24 orët e fundit është regjistruar edhe numri më i madh i të konfirmuarve me COVID-19 në Britani të Madhe, pasi gjatë kësaj periudhe u diagnostikuan 676 persona, ka raportuar SkyNews.