Shkon në 29 numri i të prekurve me Covid-19 në Malin e Zi Foto: Reuters

Shkon në 29 numri i të prekurve me Covid-19 në Malin e Zi

24 March 2020 11:11

Ndihmës ministri i Shëndetësisë i Malit të Zi, Miro Knezheviq, tha se janë regjistruar 2 raste të reja në vend.

Kështu numri total i të infektuarve shkon në 29.

Ai për Televizionin e Malit të Zi (TVCG) tha se në këtë vend tani për tani ka mjaftueshëm respiratorë.

“Të dhënat më të reja tregojnë se kemi 29 raste pozitiv në Malin e Zi, nga të gjithë të testuarit 207 janë negative”, tha Knezheviq.

Ai i bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat qeveritare për të evituar përhapjen e virusit, duke theksuar se nga shtëpia duhet dalë vetëm kur është e domosdoshme.

Ditën e djeshme, më 23 mars, në Mal të Zi u shënua viktima e parë nga koronavirusi, e cila ishte një grua 65-vjeçare.

 

Komentet

Shto koment

Të ngjashme