Në Kinë raportohen 78 raste të reja me COVID-19, të gjitha të importuara

Në Kinë raportohen 78 raste të reja me COVID-19, të gjitha të importuara

24 March 2020 12:46

 Kina raportoi sot 78 raste të reja me koronavirus si dhe shtatë viktima të reja si pasojë e COVID-19, sipas shifrave të fundit nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit.

Në provincën Hubei u raportua vetëm një nga rastet e reja, ku shpërthimi COVID-19 filloi për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar.

Nga rastet e reja, 74 janë importuar nga jashtë vendit, një shifër e re ditore që e çon numrin e përgjithshëm të rasteve të importuara në Kinë në 427.

Që nga dhjetori, 81 171 persona janë infektuar në të gjithë territorin e Kinës, nga të cilët 3 277 kanë humbur jetën dhe 73 159 janë shëruar/DPA.

 

Komentet

Shto koment

Të ngjashme