Pas dy ditësh shpresë, Italia mbyll një tjetër 24-orësh të frikshëm – 743 të vdekur Foto: Reuters

Pas dy ditësh shpresë, Italia mbyll një tjetër 24-orësh të frikshëm – 743 të vdekur

24 March 2020 18:30

Pas dy ditësh me rënie të numrit të të vdekurve si pasojë e koronavirusit, Italia ka raportuar sot për 743 persona të vdekur në 24 orët e fundit, raporton CNN-i.

Tash numri i përgjithshëm i të vdekurve në Itali është rritur në 6.820, ndërkohë raportohet për 69.176 persona të infektuar në total.

Në dy ditët e fundit kishte rënie të numrit të të vdekurve dhe besohej se kriza e pandemisë në Itali ka arritur kulmin, por rezultatet e sotme tregojnë diçka tjetër.

Ndërkohë, vatër e madhe e koronavirusit është bërë edhe Spanja. Ky vend ka raportuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur si pasojë e Covid-19 514 persona, duke çuar numrin e përgjithshëm gati në 2.700.

E në gjithë botën deri më tash kanë vdekur mbi 17 mijë persona, ndërkohë të infektuar figurojnë rreth 400 mijë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme