SHBA-ja, dy trilionë dollarë për ekonominë e vendit

SHBA-ja, dy trilionë dollarë për ekonominë e vendit

25 March 2020 09:22

Kongresistët republikanë e demokratë kanë arritur marrëveshjen për pakon stimuluese prej dy trilionë dollarësh, për të parandaluar ndikimin në ekonomi nga pandemia e koronavirusit, raporton të mërkurën Reuters.

Kjo pako përfshin fondin prej 500 miliardë dollarësh për të ndihmuar industritë e goditura rëndë si dhe për të bërë pagesat direkte deri në 3,000 dollarë për familjet amerikane, po ashtu edhe 350 miliardë për kredi të vogla për bizneset, 250 miliardë dollarë për ndihmë të zgjeruar për të papunët si dhe së paku 75 miliardë ndihmë për spitalet.

Me këtë synohet që të zvogëlohet ndikimi në ekonomi i pandemisë, si pasojë e së cilës kanë vdekur 660 persona në SHBA dhe janë të infektuar më shumë se 50.000.

Në SHBA janë mbyllur mijëra biznese, janë mijëra të larguar nga puna, gjë që ka shtyrë guvernatorët në shtete të ndryshme të urdhërojnë rreth 100 milionë banorë, apo një të tretën e popullsisë, që të qëndrojnë në shtëpi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme