Pritet të suspendohet parlamenti britanik

Pritet të suspendohet parlamenti britanik

25 March 2020 11:08

Parlamenti britanik pritet të suspendohet për së paku katër javë si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Një mocion emergjent pritet që të miratohet sot (e mërkurë), me të cilin deputetët do të duhet që Pashkët t’i nisin një javë më herët, pas frikës se sëmundja mund të rrezikojë politikanët dhe stafin, raporton Koha.

Ka gjithashtu shqetësime se vazhdimi i parlamentit po dërgon mesazhe të gabuara për miliona britanikët që janë lutur të qëndrojnë në shtëpi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme