Diplomati britanik në Budapest vdes nga koronavirusi

Diplomati britanik në Budapest vdes nga koronavirusi

25 March 2020 20:36

Steven Dick, zëvendësi i misionit në Ambasadën Britanike në Budapest ka vdekur pas infektimit me koronavirus, ka bërë të ditur të mërkuren Shërbimi i Jashtëm britanik.

Diplomati 37-vjeçar ka vdekur në Hungari të marten, është bërë e ditur përmes një deklarate. Ai ka shërbyer si zv.ambasador britanik në Hungari që nga dhjetori, sipas një biografie të publikuar në uebfaqen e qeverisë britanike, raporton Reuters, transmeton Koha.net.

Vdekja e tij e ka ngritur në dhjetë numrin e të vdekurve nga koronavirusi në Hungari, sipas një shifre zyrtare hungareze, të publikuar më herët gjatë ditës, në të cilën shkruante vetëm se një shtetas britanik ka vdekur si rezultat i virusit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme