Në Turqi, 2.433 të prekur dhe 59 viktima nga COVID-19 Foto: Reuters

Në Turqi, 2.433 të prekur dhe 59 viktima nga COVID-19

26 March 2020 10:59

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca konfirmoi 15 vdekje të reja nga koronavirusi i ri, me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia në vend ka shkuar në 59.

“Në 24 orët e fundit kemi rezultatet e 5 035 testeve. Janë diagnostikuar 651 dhe 15 pacientë kanë humbur jetën”, tha Koca në një njoftim në Twitter.

“Deri më sot kemi humbur 59 pacientë. Numri i përgjithshëm i pacientëve është 2 433. Shifrat nuk e shprehin dhimbjen për humbjet dhe shqetësimin. Të përpiqemi të jetojmë me zero rrezik. Masat na lidhin me jetën”, ka shtuar ministri turk.

Duke folur në një konferencë shtypi në Ankara së bashku me Kocan, ministri turk i Arsimit, Ziya Selcuk tha se shkollat do të qëndrojnë të mbyllura deri më 30 prill dhe se mësimi në distancë do të vazhdojë.

”Turqia shpreson të ndalojë shpejtësinë e përhapjes së sëmundjes për dy deri në tre javë”, tha dje presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan në një fjalim televiziv drejtuar kombit.

“Përndryshe është e pashmangshme që ne duhet të marrim masa edhe më të rrepta”, tha Erdogan duke u bërë thirrje turqve të tregonin durim dhe të ndiqnin udhëzimet/ATSH-AA-DPA.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme