Botë

Biden prin para Trumpit në garën për president të Amerikës

Biden prin para Trumpit në garën për president të Amerikës

Pretendenti për kandidat presidencial i Partisë Demokratike amerikane, Joe Biden gëzon më shumë mbështetje sesa kandidati republikan Donald Trump, tregoi hulumtimi i fundit i opinionit publik.

Sipas anketës së rrjetit ABC dhe Washington Post, Biden me 49 për qind besim prin para Trumpit, i cili gëzon 47 për qind të besimit nga qytetarët. Por Trump në mënyrë të konsiderueshme e ka zvogëluar dallimin nga shkurti, kur ish-nënpresidenti i SHBA-së kishte 52 për qind të votave, ndërsa presidenti aktual amerikan 45 për qind.