Botë

COVID-19, Greqia shtyn 5 muaj lejet e emigrantëve që u përfundon afati

COVID-19, Greqia shtyn 5 muaj lejet e emigrantëve që u përfundon afati

Qeveria greke vendosi të shtyjë me 5 muaj lejet e qëndrimit dhe vërtetimet e dorëzimit të kërkesës për ripërtëritjen tyre për të gjithë emigrantët e huaj, pjesa dërrmuese e të cilëve janë nga Shqipëria.

Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, lejet e qëndrimit që skaduan nga 11 shkurti deri në 11 mars dhe ato që skadojnë nga 12 Marsi deri më 12 Maj ripërtërihen automatikisht deri më 12 tetor. Po kështu deri më 12 tetor ripërtërihen automatikisht vërtetimet për aplikimin për karta të reja që skadonin nga shkurti deri në maj, raporton Zëri i Amerikës.