Botë

Italia përkujtoi sot me homazhe e flamuj në gjysmë shtizë viktimat e koronavirusit

Italia përkujtoi sot me homazhe e flamuj në gjysmë shtizë viktimat e koronavirusit

Në orën 12:00, Italia ndaloi në homazh për të gjithë viktimat e koronavirusit. Iniciativa, e nisur nga kryetarët e bashkive, është shtrirë në qindra mijëra institucione të tjera. Flamuri italian në gjysmështizë është shfaqur në të gjitha ndërtesat publike, raporton BW.

Presidenca e Shqipërisë ishte një nga institucionet e para që iu bashkua zisë, në ballkonin e Sheshit flamujt u ulën në gjysmështizë nga flamurtarët. Ambasadat italiane iu bashkuan gjithashtu iniciativës.