Botë

Turqia me masa të reja ndaj koronavirusit - kufizon lëvizjen për personat nën moshën 20-vjeçare

Turqia me masa të reja ndaj koronavirusit - kufizon lëvizjen për personat nën moshën 20-vjeçare

Turqia ka prezantuar disa masa të reja të rrepta për ta ndaluar përhapjen e koronavirusit, pandemisë që ka vrarë mijëra njerëz në gjithë botën.

Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan njoftoi një orë policore që kufizon personat nën moshën 20-vjeçare që të largohen nga shtëpitë e tyre, përveç në raste nevojash të domosdoshme.