Botë

Suedia përgatitet për masa më të rrepta shkaku i koronavirusit

Suedia përgatitet për masa më të rrepta shkaku i koronavirusit

Vendi i cili ka marrë masa më të buta sa i përket situatës me koronavirus, ka numër më të madh të vdekjeve se sa vendet nordike fqinje.

Qeveria e Suedisë po harton një legjislacion të ri, përmes të cilit do të lejohet që të “ndërmarrë hapa të jashtëzakonshëm” për të luftuar COVID-19, njoftojnë mediat lokale, mes shqetësimit se qasja relativisht e butë e Qeverisë mund të çojë në një shkallë më të lartë të vdekjeve, transmeton KOHA.