Botë

Mbretëresha Elizabeth ua kujton Luftën e Dytë Botërore britanikëve: “Do të takohemi përsëri”

Mbretëresha Elizabeth ua kujton Luftën e Dytë Botërore britanikëve: “Do të takohemi përsëri”

Mbretëresha britanike ngjalli frymën e kohës së Luftës së II-të Botërore ndërsa falënderoi Shërbimin Kombëtar Shëndetësor dhe të gjithë britanikët gjatë një fjalimi sonte në televizion, në kohën kur vendi po përballet me krizën e përkeqësuar me koronavirus.

Elisabeth II (93), e cila është në izolim, falënderoi familjet për respektimin e udhëzimeve të qëndrimit në shtëpi dhe përshëndeti heronjtë shpëtimit të jetës nga Shërbimi Kombëtar Shëndetësor, duke premtuar se kohë më të mira janë përpara.