Botë

Për Iranin, Trumpi “më i rrezikshëm se koronavirusi”

Për Iranin, Trumpi “më i rrezikshëm se koronavirusi”

Një zyrtar i lartë i Iranit e ka quajtur presidentin amerikan, Donald Trump, më të rrezikshëm se koronavirusi.

Këto akuza, gjenerali Ali Shamkani, i ka bërë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bllokuan furnizimet mjekësore për Iranin, që po ballafaqohet me një betejë të rëndë kundër virusit vdekjeprurës.