Botë

Johnsoni lirohet nga spitali

Johnsoni lirohet nga spitali
 

Kryeministri britanik Boris Johnson është liruar nga spitali i Londrës dhe do të vazhdojë rikuperimin nga COVID-19 në rezidencën e tij, ka njoftuar zyra e tij të dielën.

“Kryeministri është liruar nga spitali për të vazhduar rikuperimin e tij në ‘Chequers’”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë. “Me këshillën e stafit mjekësor, kryeministri s’do të kthehet menjëherë në punë. Ai falënderon të gjithë në spital për kujdesin që ka marrë”.