Botë

Kryeministri britanik shërohet nga koronavirusi

Kryeministri britanik shërohet nga koronavirusi
 

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, doli negativ në testin për koronavirus, para se të lëshohej nga spitali më 12 prill, ka thënë një zëdhënës i qeverisë.

“Kryeministri po përqendrohet në rimëkëmbjen e tij dhe nuk po kryen aktualisht punët e qeverisë”, shtoi zëdhënësi, raporton REL.