Botë

Policia në Serbi ndalon drejtorin e një qendre të moshuarish për përhapje të koronavirusit

Policia në Serbi ndalon drejtorin e një qendre të moshuarish për përhapje të koronavirusit

Drejtori i një qendre shtetërore që kujdeset për të moshuarit ku pati përhapje të koronavirusit, është ndaluar nga policia serbe të hënën dhe është akuzuar për “krim të rëndë kundër shëndetit publik” dhe për “përhapje të sëmundjes”.

Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se burri, i cili sipas ligjit është identifikuar vetëm me iniciale, u akuzua pasi 139 persona u infektuan me koronavirus në qendrën që ndodhet në qytetin e Nishit.