Botë

Ramazani gjatë pandemisë, sprovë për besimtarët

Ramazani gjatë pandemisë, sprovë për besimtarët

Sprovë për besimtarët myslimanë në mbarë botën: agjërimi i përditshëm gjatë Ramazanit mund të nxisë shpërthimin e COVID-19, sepse stresi fizik favorizon sëmundjen.

Pandemia e Coronës është një sprovë e vërtetë për besimtarët myslimanë në mbarë botën. Sepse nga pasojat e saj preken tri nga pesë shtyllat e besimit islam: shumë vende e kanë kufizuar lirinë e tubimeve dhe xhamitë janë të mbyllura. Pelegrinazhet për në Mekë aktualisht nuk lejohen, pasi Arabia Saudite e ka mbyllur vendin e shenjtë për momentin. Dhe tani është në rrezik edhe Ramazan. Periudha njëmujore e agjërimit islam fillon të enjten, më 23 prill. Gjatë Ramazanit myslimanët lejohen të hanë dhe të pinë vetëm në mbrëmje dhe natën.