Botë

Evropa i kërkon falje Italisë që e la të vetme në luftën me virusin

Evropa i kërkon falje Italisë që e la të vetme në luftën me virusin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i ka kërkuar falje Italisë duke thënë se e kanë lënë të vetme të përballej me koronavirusin.

“Po, është e vërtetë që askush nuk ishte i gatshëm për këtë. Po ashtu është e vërtetë se shumë nuk ishin në kohë aty kur Italisë i duhej ndihma krejt në fillim. Dhe po edhe për këtë, është e saktë që Evropa si e tërë kërkon thellësisht falje”, ka thënë ajo të enjten në mëngjes, raporton BBC.