Botë

Një amerikan vrau një person një ditë pasi u lirua nga burgu shkaku i pandemisë

Një amerikan vrau një person një ditë pasi u lirua nga burgu shkaku i pandemisë
Foto: Los Angeles Times

Joseph Edward Wlliams ka qëlluar me armë dhe ka vrarë një person më 20 mars, një ditë pasi autoritetet në SHBA-së e liruan atë dhe disa të burgosur të tjerë në Florida për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, njofton NYT.

“Një ditë pasi oficerët në Hillsborough kanë liruar më shumë se 160 të burgosur, një prej tyre e ka qëlluar dhe vrarë me armë një njeri në Tampa”, thanë autoritetet, transmeton KOHA.

I burgosuri Joseph Edward Williams, 26-vjeçar, është arrestuar këtë javë dhe është akuzuar për vrasje të shkallës të dytë, për rezistencë ndaj një oficeri, për armëmbajtje dhe për posedim të substancave narkotike.