Botë

Neurozë masive nga koronavirusi

Neurozë masive nga koronavirusi

Frika dhe paniku nga përhapja e virusit Corona në botë po shtohen. Presidenti i Shoqatës Ndërkombëtare Gallup, Kancho Stoychev mendon se kemi të bëjmë me një neurozë masive.

Të dhënat e sondazhit të fundit të Shoqatës Ndërkombëtare Gallup tregojnë një rritje të ndjeshme të numrit të atyre që besojnë se rreziku prej virusit Corona nuk është i ekzagjeruar dhe të frikës prej infektimit. Sipas presidentit të Shoqatës Ndërkombëtare Gallup, Kancho Stoychev në rastin e frikës ndaj virusit Corona kemi të bëjmë me një "neurozë masive".