Botë

OBSH: Vetëm 2 deri 3 për qind e njerëzve kanë antitrupa kundër COVID-19

OBSH: Vetëm 2 deri 3 për qind e njerëzve kanë antitrupa kundër COVID-19
Foto: Reuters

Vetëm një pjesë e vogël e popullsisë së botës – mbase rreth 2 deri në 3 për qind e tyre – kanë zhvilluar antitrupa që tregojnë se janë infektuar dhe janë imunë ndaj sëmundjes respiratore COVID-19, të shkaktuar nga koronavirusi i ri.

Këto të dhëna e ulin shpresën se imuniteti i turmës do ta bëjë më të thjeshtë dhe të shpejtë daljen nga izolimi i imponuar shkaku i pandemisë.