Botë

Merkeli paralajmëron se kriza me koronavirus është në fillim

Merkeli paralajmëron se kriza me koronavirus është në fillim
Foto: Reuters

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se shteti i saj ndodhet ende në fillim të pandemisë së koronavirusit dhe se duhet të jetojë me të për një kohë shumë të gjatë.

Në një adresim në Bundestagun gjerman, Merkeli ka deklaruar se Gjermania ka fituar kohë, mirëpo sipas saj, ende është në fazën fillestare të koronavirusit.