Botë

Vullnetarët e parë marrin vaksinën testuese kundër koronavirusit në Britani

Vullnetarët e parë marrin vaksinën testuese kundër koronavirusit në Britani
Foto: Ilustrim

Vullnetarja e parë që pranoi një injeksion në testet njerëzore, në Mbretërinë e Bashkuar për një vaksinë kundër koronavirusit, është një mikrobiologe e cila festonte ditëlindjen e saj të 32-të.

Elisa Granato tha se ishte e ‘’entuziazmuar’’ t’i ndihmoj studiuesit në Universitetin e Oxfordit të gjejnë një mënyrë për të luftuar këtë sëmundje e cila është duke marrë jetë në gjithë globin.